Nën motën “Shërbim i shpejtë kudo, për të gjithë”, Shoqata e të drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, me mbështetjen e SDC, nëpërmjet të projektit AQH, ka mbajtur tryezë diskutimi me temen :
“Sfidat në zbatimin e Ligjit për Kujdesin Mjekësor Emergjent”
Të pranishëm në këtë tryezë ishin përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë z. Pashk Buzhala, përfaqësuesi i Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave z. Nehat Koqinaj, Drejtori i Klinikës Emergjente të Kosovës z. Basri Lenjani, përfaqësuesja e AQH Projekt znj. Zana Aqifi, përfaqësuesi i PRAK z. Lumbardh Bytyçi, përfaqësues te QKMF – ve, shefat e emergjencave të Spitaleve Rajonale, njohës të shërbimeve emergjente, OJQ dhe media.
Të pranishmit patëm mundësi të dëgjojnë prezantimin e z. Skender Brataj, Drejtor i Qendres së Mjekësisë Urgjente të Shqipërsinë se si funksionon shërbimi i urgjences në Shqipëri.
Në tryezë u tha se:
Në vitin 2016 Kosova ka miratuar Ligjin për shërbimin mjekësor emergjent, i clili synonte integrimin e shërbimeve emergjente nga ato paraspitalore, spitalore deri tek ato terciare.
Ky ligj kishte për qëllim të rregullonte organizimin, funksionimin dhe financimin e kujdesit shëndetësor emergjent.
Përmes tij synohej të krijohet një Qender Kombëtare e Mjekësisë Emergjente si person juridik, me rëndësi të veqantë shteterore e cila do të kishte një buxhet të veçantë dhe do të raportonte drejtë në Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo qender do të menaxhohej nga Drejtori Ekzekutiv dhe do të kishte një këshill profesional i cili do ta ndihmonte drejtorin.
Gjithashtu, kjo qender nën vartësinë e saj do të kishte edhe 7 qendra të tjera regjonale përmes të cilave do të koordinohej i gjithe aktiviteti në teren.
Si pjesë e riorganizimit është paraparë edhe themelimi një qendre të thirrjeve për të gjithe territorin e Republikës së Kosovës. Personeli i Qendrës së thirrjeve sipas protokollit do të duhej të kryente, pranimin e thirrjeve, të jep këshilla telefonuesit, të përcakton nivelin e urgjencës, me rekomandimin e mjekut e udhëzon ekipin në vendin e ngjarjes për intervenim etj.
Ky ligj ka të paraparë edhe stafin, kualifikimet e tyre, mjetet e punës, si dhe lidhjen nga kujdesi paraspitalor deri tek ai terciar.
Por çka ndodhë në praktikë ?!
Edhe pse ky ligj është miratuar në vitin 2016 ende nuk është implementuar. Kujdesi shëndetësor urgjent ende vazhdon të mbetet pjesë e Qendrave Kryesore të Mjekësive Familjare.
Aktualisht kujdesi shëndetësor urgjent nëpër Komuna në të shumtën e rasteve merr një pjesë të konsiderueshme të stafit të qendrave i cili prodhon dy efekte negative:
1. Stafi i QKMF – ve nuk është i trajnuar për shërbime urgjente dhe emergjente, që në shumë raste funksionon me mjek të përgjithshëm (të cilët po sa e kanë filluar punën) gjë që përbën një rrezik permanent për shëndetin dhe jeten e pacientëve dhe
2. Stafi i QKMF – ve i cili angazhohet në shërbimin e urgjencës e vështirëson punën e QKMF ve, pasi që atë nuk mund t’i përballojnë kërkesat e pacientëve me një staf të reduktuar.
Qendrat e urgjencës nëpër të gjitha komunat përballen me vështirësi të shumta, duke filluar nga mungesa e paisjeve, automjeteve, stafit të mjaftueshëm, barnave esenciale, mungesë të financimit të mjaftueshëm, mungesë të komunikimit të mirë me nivelet e tjera të kujdesit emergjent etj. Kjo gjë në shumë raste e kompromiton sigurinë e pacientëve në nevojë.
Duke mos pasur mundësi të financimit, ka komuna nëpër Kosovë të cilat shërbimin shëndetësor nuk e ofrojnë 24 orë, gjë që përbën një shkelje të Ligjit për shërbimin mjekësor emergjent dhe Ligjet e tjera në fuqi dhe vë në rrezik shëndetin dhe jeten e pacientëve në nevojë.
Nga këto që u tha më lartë është ardhur në përfundimin se:
1. Ligji për shërbimin emergjent mjekësor nuk është duke u zbatuar;
2. Shërbimet shëndetësore emergjente përveq që u mungon cilësia e mjaftueshme, atyre në disa raste u mungon edhe siguria;
3. Nuk kemi një kujdes shëndetësor emergjent të integruar i cili i përgjigjet nevojave të pacientëve;
4. Ka mangësi në organizim, funksionim dhe financim të kujdesit mjekësor emergjent.
Çka duhet bërë:
Për të dalur nga kjo gjendje duhet:
1. Ministria e Shëndetësisë të filloj zbatimin e ligjit për kujdesin mjekësor emergjent duke themeluar Qendra Kombëtare të Mjekësisë Emergjente si person juridik, me rëndësi të veqantë shtetrore e cila jep sherbime të integruara.
2. Ministria e shëndetësisë, të ndajë linjën e veçantë buxhetore për financimin e kujdesit shëndetësor emergjent;
3. Komunat e Kosovës të fillojnë fazën tranzitore të heqjes së kujdesit shëndetësor urgjent nga vartësia e tyre dhe kalimin nën kompetencat e Qendres Kombëtare të Mjekësisë Emergjente;
4. Qendra Kombëtare e Mjekësisë Emergjente të filloj përgatitjen e stafit adekuat për terren, për qender të thirrjeve, dhe për të gjithe stafin tjeter që do të ishte pjesë e kësaj qendre.