Dita botërore e sigurisë së pacientëve

Të nderuar qytetare/ë të Republikës së Kosovës

Sot është “Dita Botërore e Sigurisë së Pacientëve” – e themeluarnga Asambleja Botërore e Shëndetit në vitin 2019 mbi “Veprimet globale për sigurinë e pacientit” e cila mbahet çdo vit më 17 shtator. Objektivat e ditës janë të rrisin të kuptuarit global të sigurisë së pacientit, të rrisin angazhimin publik në sigurinë e kujdesit shëndetësor dhe të promovojnë veprime globale për të parandaluar dhe zvogëluar dëmet e shmangshme në kujdesin shëndetësor. Çdo vit, një temë e re zgjidhet për të hedhur dritë mbi një fushë prioritare të sigurisë së pacientit, ku nevojiten veprime për të zvogëluar dëmet e shmangshme në kujdesin shëndetësor dhe për të arritur mbulimin shëndetësor universal.

Duke marrë parasysh barrën e madhe të dëmit ndaj së cilës ekspozohen gratë dhe të porsalindurit për shkak të kujdesit të pasigurt, Dita Botërore e Sigurisë së Pacientëve këtë vit i kushtohet nevojës për të dhënë përparësi dhe adresuar sigurinë në kujdesin e nënave dhe të porsalindurve, veçanërisht rreth kohës së lindjes, kur edhe mund te ndodhin më shumë dëme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore për shkak të pandemisë COVID-19, e cila e ka komplikuar më tej situatën. Jemi dëshmitar të kësaj problematike ku shpesh gjatë kohës së pandemisë për shkak të ngarkesave nga rritja e numrit të pacientëve me COVID19 jan mbyllur shërbimet ambulantore per vizita të pacientëve tjerë përfshirë edhe te grave shtatzëna dhe të posalindurve.

Për Ditën Botërore të Sigurisë së Pacientëve, 17 Shtator 2021, OBSH nxit të gjithë palët e interesuara të “Veprojnë tani për lindje të sigurt dhe me respekt!” me temën “Kujdesi i sigurt për nënën dhe të porsalindurit”. Disa fakte që e rrisin këtë rëndësi – Përafërsisht 810 gra vdesin çdo ditë nga shkaqe të parandalueshme që lidhen me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve. Përveç kësaj, rreth 6700 të porsalindur vdesin çdo ditë, duke arritur në 47% të të gjitha vdekjeve nën 5 vjeç. Për më tepër, rreth 2 milion foshnje lindin të vdekur çdo vit, me mbi 40% që vdesin gjatë lindjes. Duke marrë parasysh barrën e konsiderueshme të rreziqeve dhe dëmtimit ndaj të cilave gratë dhe të sapolindurit janë ekspozuar për shkak të kujdesit të pasigurt, të shtuar me ndërprerjen e shërbimeve thelbësore shëndetësore të shkaktuara nga pandemia COVID-19, fushata është edhe më e rëndësishme këtë vit.

Për fat të mirë, shumica e lindjeve të vdekura dhe vdekjeve të nënave dhe të porsalindurve janë të shmangshme përmes ofrimit të kujdesit të sigurt dhe cilësor nga profesionistë të kualifikuar shëndetësorë që punojnë në mjedise mbështetëse. Kjo mund të arrihet vetëm përmes angazhimit të të gjithë akterëve dhe miratimit të sistemeve gjithëpërfshirëse shëndetësore dhe qasjeve të bazuara në komunitet.

PRAK i bashkangjitet plotesisht thirrjes se OBSH e cila inkurajon të gjithë akterët që të bashkohen në fushatën globale për të promovuar përpjekjet kolektive për kujdes të sigurt të nënës dhe të porsalindurve, veçanërisht gjatë lindjes.

Për ta theksuar rëndësinë e kësaj teme edhe në Kosovë, po përmend disa statistika të Kosovës.

Sipas Agjencise së Statistikave të Kosovës në Raportin e Statistikave të vdekjeve për vitin 2019 ka pasur 218 vdekje perinatale (0-6 ditë -118 dhe lindjet e vdekura -101) Foshnje tëvdekura janë gjithsej 189 prej të cilëve 0-6 ditë 118, 7-27 ditë 45 dhe 28-364 ditë 26. Nuk ka të raportuar për vdekje maternale.

Për vitin 2018 ka pasur 256 vdekje perinatale (0-6 ditë -147 dhe lindjet e vdekura -109). Foshnje të vdekura në 2018 deri 11 muaj janë gjithsej 242. Gjithashtu ska raport për vdekjet maternale.

Pse vihet në diskutim besueshmeria dhe krahasueshmeria e statistikave dhe raporteve zyrtare në Kosovë? Pikërisht për këto vite janë disa raste të bëra publike lidhur me vdekjet maternale.

Rastet e grave që kanë humbur jetën gjatë lindjes në Kosovë janëtë nënraportuara për arsye të ndryshme. Ka raste të cilat janë bërëedhe publik po përmend vetëm disa siç është rasti gruas nga Vushtrria në vitin 2018 ku familjarët kanë dyshuar që është bërëpër shkak të moskujdesit të duhur mjekësorë. Pastaj rasti 32 vjeçares nga Gjakova e cila ka humbur jetën në QKUK. Rasti tjetër i 42 vjeçares nga Rajoni i Pejës e cila bashkë me foshnjen e saj kanë ndërruar jetë në QKUK. Këto janë vetëm disa raste tëpublikuara përmes mediave mirëpo nuk kemi drejtësi në këto raste në disa duke u thirrur në mungesë të provave në disa raste janëende duke u hetuar. Problem serioz është që nuk kemi të dhëna për vdekjet maternale nga ASK pikërisht për keto raste të cilat janëbërë mediatike dhe raste të tjera të pa publikuara në media.

Sa i përket vdekshmërisë maternale, bazuar në të dhënat e Raportit perinatal 2015, nga Institucionet shëndetësore janë raportuar gjithsejt 65 vdekje prej vitit 2000 deri në vitin 2015, edhe pse në vitet 2013, 2014 dhe 2015 jane te raportuara 0 raste.

Vdekshmëria më e ulët maternale vlerësohet të jetë në vendet e zhvilluara, ku në shtetet e Bashkimit Evropian shkalla mesatare është 8 vdekje për 100, 000 lindje. E në vende sikurse Finlanda apo Suedia, kjo shkallë është edhe më e ulët, 3 apo 4 vdekje për 100, 000 lindje.

Në Kosovë nuk ka të dhëna të besueshme për vdekjet maternaleose ka raste të nënraportuara dhe gabime të cilat humbin në sistem dhe nuk raportohen ose diskutohen.

Mungesa e një Sistemi të Informimit Shëndetësorë efikas, real, nëkohë dhe të krahasueshëm me vendet tjera paraqet një problem tëmadhë në vlerësimin e gjendjes aktuale dhe të planifikimit për tëardhmen.

Sipas fakteve të përmendura më sipër nga OBSH, shumë pacientë në gjithë botën dëmtohen gjatë marrjes së kujdesit shëndetësorë, ku gati 50% e tyre janë të parandalueshme.

Përse janë të rëndësishme këto fakte?

Për të theksuar që këto gabime ndodhin në të gjitha vendet e botës madje edhe në ato të zhvilluarat mirëpo është shume e rëndësishme që këto gabime të evidentohen, të analizohen nëmënyrë që të parandalohen në të ardhmen. Kjo kontribuon nëofrimin e sigurt të kujdesit shëndetësorë në përgjithësi përfshirë edhe kujdesin maternal.

Bëj thirrje që të ngritet niveli i vetëdijes individuale në aspektin moral në raportimin e gabimeve me qëllimin që të analizohen dhe të parandalohen gabimet në të ardhmen dhe ftoj mekanizmat mbikqyrës nga Ministria e Shëndetësisë të vihen në funksion të mbikqyrjes së zbatimit të protokoleve të miratuara për kujdesin e nënë dhe të fëmijut, e që këto duhet të shtohen në numër dhe të revidohen në vazhdimësi si dhe identifikohen gabimet duke reaguar 

Facebook
LinkedIn
Twitter
Email

More PRAK Events

Online Transfer Now!

Bank Name:

ProCredit Bank (Pristina Branch)

Bank Accwount

PRAK Kosova

Account No (IBAN)

XK1234567890

Bank SWIFT Code:

MBKOXKPRXXX

Bank :

 Skenderbeu n.n.

City:

Prishtina

Postal Code:

Kosova

Bank Name:

10000