Nën moton: “Mos lini shëndetin e askujt pas: Investoni në sisteme shëndetësore për të gjithë”, PRAK, nën mbështetjen e UNFPA Kosovo dhe Koalicioni K10, ka shënuar ditën e Mbulimit Universal me Shërbime Shëndetësore.
Në mbarë botën, në çdo 12 Dhjetor shënohet kjo ditë përmes aktiviteteve të ndryshme.
Në Kosovë për herë të gjashtë me radhë kjo ditë është shënuar me të njëjtën temë “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë ?!”.
Qëllimi i shënimit kësaj dite është që të sjellë në vëmendjen e vendimmarrësve se investimet në shëndetësi nuk janë Kosto por Shëndet.
Nga diskutimet e zhvilluara është konkluduar se Kosova qëndron ende larg implementimit të skemës së sigurimeve shëndetësore dhe mbulimit me shërbime shëndetësore. Kjo tregon se duhet investime shumë më serioze në sistem për të arritur një gjë të tillë.